Shkodra Tennis Club është një nga klubet më të vjetra të tenisit në Shqipëri.

Shkodra Tennis Club u themelua në qytetin e Shkodrës, në vitin 1984 me emrin “Vllaznia” dhe nga viti 1994 mban emrin “Shkodra Tennis Club”.

Në vitin 2000 Shkodra Tennis Club bëhet pjesë e Albanian Tennis Federation (ATF).

Në vitin 2013 për të rritur interesin e lojtarëve të rinj, klubi punëson trajnerë ndërkombëtarë duke rritur kështu nivelin e përformancës dhe teknikës së anëtarëve të klubit.

Gjatë gjithë këtyre viteve Shkodra Tennis Club ka marrë pjesë në shumë evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke fituar çmime të ndryshme.

Në vitin 2017 anëtarët e Shkodra Tennis Club marrin disa çmime në kategoritë U-10, U-12, U-14 dhe U-16.

Në vitin 2019 një nga lojtarët e klubit bëhet e pjesë e 100 lojtarëve më të rinj te Europës, një aktivitet i mundësuar nga “Tennis Europe”.

Në vitin 2020 anëtarja e Shkodra Tennis Club, G.Bajri fiton kupen U-14 të “Rio Verde Cup Single & Double” dhe “Skopje Open Single”

Në vitin 2021 Shkodra Tennis Club krijoi një hapësirë fantastike për të gjithë Profesionistët, Amatorët dhe për të gjithë ato persona që duan të mësojnë lojën e Tenis-it.

8 Fusha të standarteve ndërkombëtare: 6 fusha Hard Court dhe 2 fusha Clay Court të mbuluara.

Hapësira të ndryshme si Palestër, Dyqan të produkteve të tenisit, Bar & Restaurant, Parking, Dhomë studimi për fëmijët, Sallë mbledhjesh etj.